Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Territoriale/ PD publikon draftin: 95 bashki dhe 5 rajone, Tiranës t’i shtohen 13 njësi vendore

Reforma Territoriale/ PD publikon draftin: 95 bashki dhe 5 rajone, Tiranës

Partia Demokratike ka dalë sot me propozimet e saj për Reformën Territoriale. Projekti i plotë i PD përmban ndryshime thelbësore në konceptimin e demokracisë vendore, autonomisë financiare, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

PD propozoi që harta e re territorial të përmbajë dy nivele të qeverisjes vendore: Bashkia, niveli parë dhe Rajoni (Qarku).

Grupi i punës propzoi që nga 61 bashki, numri i tyre të shkojë në 95.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është për 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan. Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku. Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golemi, Ardenica, Levani, Cakrani, Fratari. Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në bashki. Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi. Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi. Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

Sipas PD, 50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

Ndërsa 50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

Propozimi i dytë lidhet me ndarjen në 5 rajone dhe që Tiranës t’i shtohen 14 bashki të vogla.

Objektivat e draftit të PD janë:

- Rritja e përfaqësimit qytetar në vetqeverisjen vendore

- Shkurtimi i distancës së qytetarëve me intitucionet e njesive vendore dhe shërbimet publike.

- Krijimi i bashkive asimetrike në funksione dhe shërbime, si dhe në planifikimin e territorit.

- Dyfishimi i financave vendore nëpërmjet ndarjes së taksave dhe shtimit të granteve.

- Kthimi i zgjedhjeve të kryetraëve dhe llogaridhënies në cdo njesi administrative.

- Përfaqësimi në Këshillin Bashkiak me këshilltar i cdo njësie administrative

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit