Flash News

Ditari i Opozitës

Reforma Zgjedhore, Gjekmarkaj: Qeveria të arrijë konsensus me opozitën e vërtetë, jo me fraksionin e Bashës

Reforma Zgjedhore, Gjekmarkaj: Qeveria të arrijë konsensus me

Të premten, ora 11.00 është njoftuar mbajtja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj tha se për të qenë e pakontestueshme, duhet që qeveria të arrijë konsensus me opozitën e vërtetë, që sipas tij nuk përfaqësohet nga Basha.

Me ndryshimet e bëra në Këshillin Politik në korrik, kjo mazhorancë ndryshoi përsëri rregullat e lojës. Tani refuzon të bashkëpunojë me opozitën e vërtetë po përdor një fraksion që është më shumë si ambasador i qeverisë në opozitë sesa si përfaqësues i votës së prillit 2021”- tha ai në Report Tv.

Ai shtoi se Basha u përgënjeshtrua për deklaratën e tij ku pretendonte se ambasadorët e huaj kishin ndërmjetësuar për marrëveshjen mes PS dhe PD për mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.

"Është e shëmtuar që në darkë të bësh një deklaratë dhe në mëngjes të jesh i përgënjeshtruar nga 3 ambasada të vendit tonë. Por Basha kohët e fundit ka shumë qejf të bëjë gola në portën e vetë. Mbrëmë bëri 2 të tillë, e para kur tha se kanë ndërmjetësuar ndërkombëtarët për atë letrën e fshehtë që kishin firmosur Gjiknuri dhe Alibeaj në një zyrë pa drita.

Dhe e dyta kur tha se i jemi imponuar PS-së. Se me çfarë force mundet Basha t’i imponohet, këtë nuk e di. Por tregon një farë degradimi në publik, ndoshta fakti i ndryshimit nga kryetar i vërtetë i një partie në kukull në duart e dikujt tjetër”- tha deputeti.

 

 

Të fundit