Flash News

Ditari i Opozitës

‘Reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale’, LSI kundër PD: Nuk ulemi me Ramën pa zgjidhur përgjegjësinë për 25 prillin

‘Reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale’, LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim është deklaruar kundër kreut të PD, Lulzim Basha i cili në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se në Parlament do të jetë për realizuar reformë kushtetuese, zgjedhore dhe territoriale.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha për ABC se opozita duhet të refuzojë të ulet me Ramën për të prodhuar marrëveshje të dështuara të njëjtë me atë të 5 qershorit.

Pa zgjidhur para shqiptarëve fajësinë, përgjegjësinë dhe gjithçka që kanë bërë më 25 prill nuk mund të flitet për asgjë tjetër. Ç’të bëjmë? Të riciklojmë 5 qershor të tjerë? Unë di që Edi Rama ka thënë, unë po mendoj të marr një mandat të katërt. Pyetja ime është, këta janë reformatorët e Shqipërisë? Mund të bëjnë reforma këta?”, tha Vasili.

Të fundit