Flash News

Ditari i Opozitës

Refugjatët/ Gjekmarkaj: Me kampet e Lezhës do të krijohet një geto, do të ketë probleme

Refugjatët/ Gjekmarkaj: Me kampet e Lezhës do të krijohet

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj është shprehur skeptik ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për kampet e refugjatëve.

I ftuar në Top Story, ai thotë se është e paqartë se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo marrëveshje.

Sipas tij, një shqetësim i Evropës këto kohë është eksportimi i terrorizmit.

“Duhet t’i jemi mirënjohës Italisë për çfarë ka bërë për ne në këto 32 vite. Por vetë shoqëria italiane, nuk priste këtë gjë prej nesh. Në Itali, pati akuza për racizëm të dyfishtë të qeverisë italiane. Racizëm për refugjatët dhe për Shqipërinë.

Nuk e kam të qartë pse vetëofrohet Shqipëria? Nëse bëhet fjalë për toka, Italia ka toka plot. Nëse është çështje që Italia të ikë nga ligjet e veta, e kam të vështirë ta pranoj.

 Nuk e kuptoj se çfarë fiton Shqipëria. Në Lezhë, kjo nuk është mirëpritur. Krijohet një geto në një zonë turistike. Do të jetë një kamp i hapur.

Një shqetësim i Evropës këto kohë është eksportimi i terrorizmit. Si do t’i trajtojë Shqipëria problemet e të drejtave të njeriut. Nuk di t’i vë një emër. Nëse bëhet si investim personal i kryem, pse duhet të bëhet kjo me shpenzimet e Lezhës. Ne pritëm afganët, por ata ikën nga lufta. Ishin njerëz të elitës. Pse t’i presë Lezha të gjithë? Nuk e di se kujt i shërben kjo”, tha deputeti.

 

 

Të fundit