Flash News

Ditari i Opozitës

Refuzimi i platformës nga “Rithemelimi”, reagon Alibeaj: Ndjekin verbazi udhëzimet e idhujve

Refuzimi i platformës nga “Rithemelimi”, reagon Alibeaj:

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Komisionit të Rithemelimit, i cili refuzoi platformën e re  të bashkimit të demokratëve. Përmes një postimi në Fcebook Alibeaj shprehet se refuzimi i Komisionit të Rithemelimit  nuk u shërben demokratëve.

Sipas Alibeajt, kjo është një dëshmi e qartë se cilit grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.

Postimi i plotë:

Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjendën e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore. Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani.

Të fundit