Flash News
“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë
As luks, as pushime/ “Corriere della Sera” brenda hotelit ku po qëndrojnë oficerët italianë
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas dy të rinjtë
Zgjedhjet ‘zgjojnë’ Ramën, kujtohet pas 12 vitesh për ndalimin e Marin Memës nga Greqia: Do kërkojmë heqjen e vendimit
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital Bashkim Basha
"Regjimi më i egër", Noka: Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka deklaron se pushtetin e kryeministrit Edi Rama nuk e ka pasur as Ramiz Alia.
I ftuar në News 24, Noka u shpreh se regjimi i Rilindjes është më i egri që ka pasur vendi, pas pushtuesve osmanë. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga një njeri, që kontrollon gjithçka e ky është Edi Rama.
Noka: Me kë e kemi mosbindjen civile? Kjo është një pyetje që çdo shqiptar e di përgjigjen. Sot çdo shqiptar i lirë e i ndershëm e di shumë mirë që ky është regjimi më i egër pas osmanëve. Kryetare parlamenti është mamica e Edi Ramës. Në krye të gjykatave është Rama. Edi Rama kontrollon çdo gjë. Pushtetin e Ramës nuk e ka pasur as Ramiz Alia. Edi Rama nuk na konsideron kundërshtarë politikë, por na konsideron “armiq”. Rama fshiu këpucët me Gjykatën Kushtetuese për rastin e mandatit të Olta Xhaçkës.