Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrimet e emigrantëve për 11 majin, Bylykbashi: PS i ka dalë jashtë kontrollit sistemi i patronazhimit

Regjistrimet e emigrantëve për 11 majin, Bylykbashi: PS i ka dalë

Sot në mesnatë përfundon afati i regjistrimit të emigrantëve jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha se numri prej më shumë se 200 mijë të regjistruar në programin PER të KQZ-së, ka tejkaluar pritshmëritë e PS.

Duke folur në Syri tv, sipas Bylykbashit, me këtë shifër regjistrimesh, PS i ka dalë jashtë kontrollit sistemi i patronazhimit

"Ne jemi përpara një reforme të jashtëzakonshme që ka ndodhur në procesisn zgjedhor në Shqiopëri. Deri në këtë fazë, kemi bërë realitet të drejtën e votës jashtë Shqipërisë, është më shumë se sa vota e diasporës. Kemi bërë realitet një reformë gjigande. Gjithmonë kemi folur në pjesëmarrjen e zgjedhjeve nën 50 % që s´ishte reflektuar vota e emigrantëve, ajo që ne besojmë është që kjo që ka ndodhur nga 11 janari e deri më sot, sipas KQZ është jashtë përtej çdo parashikimi të PS. Ajo llogariste numër më të vogël dhe i ka dalë jashtë kontrollit të sistemit të patronayzhimit, pasi kishte llogaritur më pak.

Me ritmin e aplikimeve që po bëhen dhe të pranimeve, që janë ende në shqyrtim, rreth 15 mijë, do e cojë në 250 mijë me të drejtë. Jemi përpara shpërthimit të skemës së patronazhimit të PS, pasi është shifër shumë e madhe. Për cdo qark, kemi një shifër që ndikon në 2 mandate për cdo qark. Kanë një element paparashikueshmërie në këto zgjedhje, për t´i bërë intriguese për zgjedhësit.

Ajo që e shohim me insitim nga PS, refuzimi. U desh kohë për të arritur dakordësi për rregullat. PS kërkonte që të drejtën e regjistrimit ta kishin vetëm ata që kishin dokumente të vlefshme, por sa kohë ligji e pengonte që ato me dokumente të skaduar të votojnë, atëherë u ra dakord që të regjistrohej e të mos votonin. Kjo ishte fitore e parë për ne.

Rati i Himarës ishte i freskët verës që shkoi. Më 2021-2023 ishte detyruar ta shtynte afatin e dokumenteve të skaduar, pse këtë radhë jo. PS duke ditur praktikën e shkuar nuk ndërmori hapa për ta ndryshuar këtë praktikë, nuk donte që ata të regjistroheshin e të votonin. Nr.personave që kishin dokumete të skaduar dhe që mund të regjistroheshin, është i ulët. PS e kupton shumë mirë që të regjisatrosh e të mos vbotosh është e ulët. Miratimi i akteve normative me shumë vonesë, ka ndikur.

Ne mund të tejkalojmë trendin në 270 mijë. Ka ndodhur që PS përsëri e rrëzoi, ndryshimin për votimin e emigrantëve me dokumente të shteteve të tjera, e refuzuan pasi s´i kishin futur te tabela e patronazhistëve", tha Bylykbashi. 

Të fundit