Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrimi i PD, Ndoka: Rama po shantazhon Alibashën, do ta mbajë opozitën larg zgjedhjeve

Regjistrimi i PD, Ndoka: Rama po shantazhon Alibashën, do ta mbajë

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar debatin që është krijuar për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të datës 14 maj.

I ftuar në televizionin “Panorama TV”, Ndoka u shpreh se kryeministri Edi Rama vazhdon me shantazhet mbi Alibeajn dhe se qëllimi është që ta mbajë opozitën larg zgjedhjeve sepse trembet nga vota.

“Në parim po sepse kemi qenë dhe më 6 mars pjesë e koalicionit dhe nuk shohim asnjë pengesë në këtë aspekt por PD po punon me dy variante për faktin që kanë mjaft pengesa përpara, Rama vazhdon shantazhet e tij mbi Alibashën, logon e mban peng në këtë sens PD ishte e detyruar të gjente mundësi të tjera, ky është qëllimi i Ramës që opozitës ta mbajë larg zgjedhjeve se ai trembet nga vota.

"Ishte detyrë emergjente e opozitës, Berisha u fokusu fort te ndërtimi i koalicioneve janë rreth 30 parti politike në parim për mbështetjen e kandidatëve nga Primaret, e dyta që është një skemë më funskionale që ka të bëjë me ruajtjen e votës dhe ruajten e garancisë dhe listën e këshillave bashkiakë që kanë një rëndëasi të jashtëzakonshme."

"Po punohet për një koalicion për një numër partish më të kufizuar. Rama iu ka mbyllur dyert e institucionet të KQZ, do detyrohemi të hyjmë nga dritarja."

"Nëse sekti Alibasha nuk regjistrohet në zgjedhej ato komisionerë ia ka lënë opozitës se e përcakton Kodi Zgjedhor, Alibasha po dëmton jo vetëm PD por opozitën dhe pluralizimin dhe standardin e zgjedhjeve nuk e kuotoj deri kur shkon papërgjegjshëmira e këtyre politikanëve se janë ato nga vota e anëtarësisë dhe qytetsrëve. Kjo nuk është tekë politike, por shikon personazhe që mbajnë peng pluralizmin”, tha Ndoka.

Të fundit