Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrimi në KQZ, Alibeaj njofton Celibashin: Basha është dorëhequr

Regjistrimi në KQZ, Alibeaj njofton Celibashin: Basha është

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka njoftuar kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  se Lulzim Basha është dorëhequr, lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim  se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Në dokument  Sefa kërkon që të anulohet vendimi i marrë së fundmi, e të vijohet me regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Regjistrimi në KQZ, Alibeaj njofton Celibashin: Basha është

Kujtojmë se dy ditë më parë, Celibashi i dha PD-së, kryetari i së cilës në KQZ rezulton ende Lulzim Basha, 48 orë kohë që ky i fundit të të firmoste deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhje.

Të fundit