Flash News

Ditari i Opozitës

Regjistrimi në KQZ, Klevis Balliu: Grupimi i Alibeajt nuk përfaqëson asgjë, s’merr dot as 2% të votave

Regjistrimi në KQZ, Klevis Balliu: Grupimi i Alibeajt nuk

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka komentuar vendimin e KQZ, e cila sot regjistroi PD në zgjedhjet e 14 majit me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.   

I ftuar në studion e Panorama TV, Balliu u shpreh se kryeministri vodhi logon e Partisë Demokratike dhe u dha Lulzim Bashës dhe Alibeajt, ndërsa i cilësoi si dy patronazhistë.

Sipas tij, PD e përfaqësuar prej tyre nuk do merr dot as 2% të votave.

“Grupimi i Alibeajt nuk përfaqësojnë asgjë. Janë patronazhistë të Edi Ramës, vodhi logon e PD dhe ua dha këtyre dy patronazhistëve, Nuk marrin as 2% të votave. Nuk kanë as 100 veta për në dasmë, jo më për të fituar këshillë bashkiak.

Dalin për ti hequr votë opozitës, por nuk pretendojnë të fitojnë.

Shikoni në çfarë gjendjen është shteti jonë, popullsia është larguar. Shikoni çfarë katastrofe është bërë me sigurinë e vendit.

Kanë futur njerëz nga organizata kriminale, njerëz pa shkollë. Një e mitur humb dhe ata që supozohet që ta gjejnë e tallin, thonë çfarë vit prodhimi është. Një e dekoduar, Ina tallet. Këtu ka degraduar gjithçka”, tha ai.

 

Të fundit