Flash News

Ditari i Opozitës

“Rektori i Universitetit Bujqësor të shkojë tek selia e PS, se aty e ka shtëpinë partia!”

“Rektori i Universitetit Bujqësor të shkojë tek selia e PS,

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të thirrur në një seancë dëgjimore të rektorit të Universitetit Bujqësor, ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Mesazhi:

Rektori i Universitetit Bujqësor të shkojë tek selia e PS, se aty e ka shtëpinë partia!

Rektori i Universitetit Bujqësor ka vetëm një derë në Parlamentin Shqiptar dhe ky është Komisioni Parlamentar i Edukimit.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është grupi i partisë dhe nuk përfaqëson Kuvendin.

Edhe Partia e Punës nuk arriti deri në këtë pikë.

Nuk jemi në një shtet njëpartiak, por pluralist, mbase nuk e kanë njoftuar Rektorin dhe Edi Ramën.

Ndaj Rektori duket se ka ngatërruar adresë.

Këtë takim Rektori mund ta bëjë në Selinë e Partisë Socialiste, që është aty përballë Bankës së Shqipërisë, boll ta kërkojë në navigator dhe arrin kollaj.

 

Të fundit