Flash News

Ditari i Opozitës

“Rendi është më mirë se kurrë”, Berisha: Njerëz të pafajshëm vriten, kurse Rama bën cinikun

“Rendi është më mirë se kurrë”, Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se ‘situata e rendit në vend është më e mirë se kurrë’, lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel një ditë më parë.

Nga Kuçova, ku prezantoi kandidatin e 14 majit, Lefter Maliqi, Berisha tha se ndërkohë që njerëz të pafajshëm vriten nga bandat, kryeministri bën rolin e cinikut.

Berisha: Më 14 maj ne duhet ti japim një përgjigje të merituar regjimit që bazohet në krimin dhe drogën. Me lidhjet e tij të tilla, ky regjim ka krijuar pasiguri absolute te qytetarët shqiptarë. Njerëz të pafajshëm vriten, të tjerë plagosen. Para një jave u ekzekutua në banak, një nënë, një gjyshe që bënte dy punë për të mbajtur mbesën e saj.

Para 3 ditësh u ekzekutua në kabinë, tek rrinte tërë natën, turni i tretë, një roje, në një breshëri kundër një mediaje. Sigurisht kur kryeministri vendos si lajtmotiv ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’, kjo është licencë për të vrarë. Kjo është licencë për vrasësit. Kurrë një kryeministër nuk mund të thotë një gjë të tillë. Një kryeministër ka ligje, institucionin, ka policinë, dhe nuk le njerëz të vriten. Një kryeministër, që ata që kryejnë krime, urdhëron të shkojnë atje ku e kanë vendin, por jo të ekzekutojnë njëri-tjetrin rrugëve dhe të ekzekutojnë edhe qytetarë të pafajshëm me breshëritë e tyre.

Kur një kryeministër thotë ‘kokën ti hanë njëri-tjetrit’ ai i ka la duart. Rrugët, sheshet, lokalet janë në duart e krimit. Kur kryeministri i vendos tritol medieve, bandat e tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tjerave. Dhe cili është qëndrimi në këtë rast? Cinizmi më ekstrem. Dje familjarët varrozën njeriun e tyre të pafajshëm që vdiq, që u ekzekutua në kabinë tek kryente detyrën. Sot si ngushëllim patëm nga ky cinik se; rendi sot është më mirë se kurrë. A ka cinizëm, përçmim më të madh ndaj qytetarëve se ky.

Të fundit