Flash News

Ditari i Opozitës

Replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Haxhinasto: Kryeministri i servir qytetarëve Big Brother-in e radhës

Replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Haxhinasto: Kryeministri i servir

Edmond Haxhinasto, kandidat për deputet në listën e mbyllur në qarkun e Elbasanit nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka komentuar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Basha me video në rrjetet sociale.

I ftuar në Kjo Javë në Neës24, ai u shpreh se është një mënyrë që Rama të faktorizojë Bashën si faktor politik , ndërsa mënyrën e komunikimit mes tyre e quajti si mënyrën me të cilën mazhoranca bën fushatë.

“Zoti Meta ka një porosi për qytetarët që të mund të komunikojmë me ta pasi ato janë të gatshëm për ndryshim.  Kundërpërgjigjet Rama-Basha nuk është një gjë e re pasi kjo është mënyra që mazhoranca dhe kryeministri zhvillojnë fushatat. Ai do të faktorizojë Bashën si faktor politik  dhe të bëjë këtë gjë të mundur në këtë entuziazëm që kanë qytetarët për koalicionin Shqipëria Madhështore dhe duke mos u marr seriozisht me atë që presin qytetarët, ai mendon se kështu ata do të shikojnë Big Brother-in e radhës. Kjo është mënyra që ai zgjedh gjithmonë”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

Të fundit