Flash News

Ditari i Opozitës

Replikoi pasi paditi Ballukun në SPAK, Bardhi: SPAK të administrojë intervistën e vartësit të ministres

Replikoi pasi paditi Ballukun në SPAK, Bardhi: SPAK të

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së  Enea Karakaçit, administrator i OSHEE i cili deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra.

Në rrjetet sociale, Bardhi reagon pas replikës së administratorit në media, pak pasi demokrati kërkoi nga SPAK hetimin e shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike. 

Sipas Bardhit, Ministrja Balluku ka nxjerrë sot zyrtarin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike, ndaj i kërkon SPAK të administrojë intervistën e vartësit të ministres. 

Reagimi i plotë: 

SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut!
Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!
Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!
Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mwh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.
SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!

Të fundit