Flash News

Ditari i Opozitës

Reportazhi i Rai-t, Spahia: Nuk është baltosje ndaj Shqipërisë, por një kambanë alarmi

Reportazhi i Rai-t, Spahia: Nuk është baltosje ndaj

Bardh Spahia, anëtari i Kryesisë së PD-së, ka reaguar lidhur me reportazhin e publikuar nga televizioni italian shtetëror Rai, lidhur me Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se reportazhi nuk është baltosje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por një skaner dhe një kambanë alarmi. Ai shprehet se situatën të cilën përshkruan Rai e njohin mirë edhe diplomatët e huaj në Shqipëri.

Spahia shkruan se Rama bëri reagimin e një mafiozi tipik.

"Reportazhi i stacionit televiziv shtetëror italian Rai 3, nuk është kurrsesi baltosje ndaj Shqipërisë e shqiptarëve siç poshtërsisht e në mënyrë shumë djallëzore tenton ta shesë Edi Rama i cili kërkon të fshihet mbas shqiptarëve kur gishti i gazetarëve dhe autoriteteve antimafia ndërkombëtare drejtohet ndaj tij, por një këmbanë alarmi nga një ent shumë prestigjoz, një skaner mbi realitetin që çdo shqiptar e njeh shumë mirë sepse prej më shumë se 10 vite e vuan mbi kurriz e nuk ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës apo konkurrencën e ndershme, sigurisht e njohin krejt mirë organet ligjzbatuese të vendit të cilat i kontrollon plotësisht, por edhe ato të huaja (Italiane, Belge, Gjermane, Angleze, Hollandeze, Franceze, Amerikane etj.) ku rëndomt u del emri i Ramës dhe familjarëve të tij në hetime të ndryshme.

Reagimi prej mafiozi i Ramës të zënë në flagrancë ndaj një media të lirë të një vendi europian vërteton edhe më tej dhe rrit jehonën e alarmit mbi shtetin kriminal që ka ngritur Rama. Ky alarm i ngritur nga çdokush që gjen kurajon për të thënë të vërtetën, mbetet shërbimi më i mirë që i bëhet mardhënieve mes dy vendeve tona të cilat miqësinë e kanë pasur të bazuar në raporte historike vëllazërore dhe korrektese institucionale të funksionimit të shtetit ligjor ku rregjimet autokrate dhe qeveritarët mafiozë përbuzen, neveriten e luftohen me çdo mjet dhe nga kushdo që ka zgjedhur të jetë nga ana e ligjit dhe të mbrojë vlerat e parimet që na bashkojnë e që europa e perëndimi më së miri përfaqëson", shkruan Spahia.

Të fundit