Flash News

Ditari i Opozitës

Resortet në Sazan, Bardhi: Në parim, mbështesim çdo investim të huaj që miratohet me transparencë

Resortet në Sazan, Bardhi: Në parim, mbështesim çdo

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët sot lidhur me projektin e dhëndrit të Donald Trump në Sazan.

Ai tha se në parim është dakord për investimet e huaja në vend, por me kusht që të miratohen me transparencë të plotë. 

Nuk ka asnjë projekt konkret që të marrë vëmendjen nga PD. Në parim, mbështesim çdo investim të huaj, por rikonfirmojmë qëndrimin tonë, që investimet e huaja duhet të miratohen në transparencë të plotë, në përputhje me ligjin, me garë të hapur dhe një analizë se çfarë përfitojmë. Një nga qëllimet tona është të thithen investime të huaja.

Ligji për investimet strategjike këtë qëllim ka patur.  Ky ka qenë Edi Rama e përdori ligjin për t’ua dhënë atë ligj 5 individëve”, tha Bardhi.

 

Të fundit