Flash News

Ditari i Opozitës

Reuters pasqyron protestën e opozitës: Mijëra të pranishëm kërkuan dorëheqjen e Ramës

Reuters pasqyron protestën e opozitës: Mijëra të

Protesta e mbrëmshme e opozitës nuk i shpëtoi edhe vëmendjes së mediave ndërkombëtare, e ndërsa në listën e tyre që shkruajtën për tubimin ishte edhe prestigjiozja “Reuters”.

Në shkrimin dedikuar protestës së opozitës së bashkuar, “Reuters” shkruan se "Protestuesit e opozitës sulmuan ndërtesën e qeverisë dhe zyrën e kryetarit të bashkisë me bomba molotov të enjten vonë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij"
"Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën para zyrës së Ramës dhe më pas në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili është gjithashtu nga Partia Socialiste e Ramës.
Policia nuk ka ndërhyrë por ka shuar zjarret nga bombat me benzinë ​​të cilat rrezikuan disa efektivë. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar", shkruan më tej Reuters. 

"Protestuesit kërkuan gjithashtu lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha, i cili është mbajtur në arrest shtëpiak dhe i hetuar për korrupsion të dyshuar gjatë kohës që ka shërbyer si kryeministër midis viteve 2005-2013.
Berisha ka mohuar akuzat, duke fajësuar Ramën për një hakmarrje politike që synon të mbyllë gojën e kundërshtarëve. Rama nuk bëri asnjë koment, por e ka mohuar vazhdimisht këtë akuzë.
Prokurorët ende nuk kanë vendosur nëse do të ngrenë akuza zyrtare kundër Berishës", perfundon shkimi. 

Të fundit