Flash News

Ditari i Opozitës

Revista ‘Mother Jones’ publikoi skemën në 2018-ën për aktivitete të dyshimta lobimi në favor të Bashës

Revista ‘Mother Jones’ publikoi skemën në 2018-ën

Në 6 mars të 2018 u publikua shkrimi në “Mother Jones”, ku thuhej se me lobimin e parave ruse është bërë i mundur takimi i Lulzim Bashës, asokohe kryetar i PD me Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shifra e publikuar ishte marramendëse, plot 675 mijë dollarë, e që sipas “Mother Jones” janë paguar nga kompania e lobimit Biniatta Trade, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë. Përfundimi i “Mother Jones” ishte i fortë e që nxiti hetime jo vetëm në SHBA, por edhe në Shqipëri.

Media ndërkombëtare shkruante lidhur me hetimin e një firme misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës Trump, i quajtur Nick Muzin, për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Revista ‘Mother Jones’ publikoi skemën në 2018-ën

Sipas deklarimeve të vetë firmës lobuese ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Më problematikja për aferën ruse del pagesa e parë e kryer nga ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.

Sipas investigimit të revistës “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Vetë PD ka këmbëngulur atwherë se nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

Së fundmi, Raporti i inteligjencës amerikane për fondet ruse të dhënë në Shqipëri ka risjellë tensionet në Partinë Demokratike. Madje pas deklaratave se në vitin 2017 ka qenë PD që ka marrë 500 mijë dollarë nga Moska ka reaguar ish kryetari i asaj kohe. 

Të fundit