Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta/ Bylykbashi: Situata do rëndohet akoma më shumë

Rezoluta/ Bylykbashi: Situata do rëndohet akoma më shumë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në Syri Tv, tha se nga komisioni hetimor do dalin ende personazhet tjerë të implikuar në skandale, teksa shprehet se ndër to do të jetë dhe kryeministri Rama.

Ai u shpreh se ajo që po ndodh aktualisht është e paevitueshmja post skandaleve.

 “Do shohim akoma personazhe të tjerë. Do rëndohet kjo situatë. Kësaj historie nuk i shpëton as Rama por në kohë dalja në publik është e shkurtër, rreth dy javë ndoshta pak më shumë. Ajo që ka qarkulluar më herët ka qënë një dokument nonpaper, i shpërndarë në qarqe ndërkombëtare ku kishte praktikisht të njëjtat gjëra.

Fjalimi i Ramës, teksti i rezolutës dhe instrumenti i komisionit janë të gjitha aty.

Ajo që po ndodh aktualisht, ne pos shohim një shpërthim, si fillim shpërthyen skandalet dhe tani është ajo e paevitueshmja. Këto skandale prodhoin ndjekje penale. Sigurisht që do ishte jo vetëm një skandal i madh nëse SPAK do vazhdonte të thoshte ‘nuk është kompetenca jonë, nuk ka elemente, nuk gjejmë fajësi’.”

Të fundit