Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta e PPE-së për Belerin, Meta: Korrupsioni minon rrugën drejt BE-së

Rezoluta e PPE-së për Belerin, Meta: Korrupsioni minon rrugën

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar rezolutën e Partisë Popullore Europiane për Fredi Belerin.

Meta tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.

“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL. Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave. PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë. Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE. PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij. Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama. E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai.

Të fundit