Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta e PS, Spaho: Opozita nuk duhet të shkojë pas qerres së Ramës

Rezoluta e PS, Spaho: Opozita nuk duhet të shkojë pas qerres së

Deputeti demokrat Edmond Spaho komentoi rezolutën antikorrupsion të Partisë Socialiste.

I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Spaho deklaroi se opozita nuk duhet t’i shkojë pas qerres Ramës dhe të kthehet në lodra e tij.

Spaho theksoi se opozita mund të kishte propozuar një rezolutë alternative dhe të mos ishte e dyzuar.

“Opozita nuk duhet të shkojë pas qerres së Ramës, edhe të na tërheqë në ato lodrat e tij që i ka të zakonshme. Unë mendoj se edhe dje për shembull opozita mund të kishte propozuar një rezolutë alternative dhe të mos ishte dyzuar. Një rezolutë ku të përcaktohen hapat që duhen ndërmarrë, ndryshimi në sistemin ligjor dhe ndryshimet në institucione. Ndryshimet në Reformën në Drejtësi dhe të paraqesë një paketë. Ne e kemi një komision sot të përbërë nga 4 veta, dy nga opozita, dy nga pozita, synimi i të cilit është që përtej reformës zgjedhore është të konceptojë dhe të implementojë reforma në sektorë të tjerë. Pra opozita duhet të propozojë”, tha Spaho.

Të fundit