Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta e tretë, Berisha: Gjendjen në Shqipëri e përshkruajnë si një diktaturë, krahasuar me Tunizinë dhe Bjellorusinë

Rezoluta e tretë, Berisha: Gjendjen në Shqipëri e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Berisha përshëndeti rezolutën e tretë të miratuar nga IDU për Shqipërinë. Kryedemokrati u shpreh se rezoluta e përshkruan Shqipërinë si një diktaturë, krahasuar me Tunizinë dhe Bjellorusinë.

Berisha: Së pari, dua të përshëndes demokratet e demokratët, opozitaret dhe opozitarët, me rastin e miratimit në Uashington të një rezolute, e treta historike, në mbështetje të madhe të PD-së, mbështetje të madhe të opozitës shqiptare, por në të vërtetë të çdo shqiptari i cili beson se Shqipëria duhet të jetë vend i ligjit, dhe jo vend i mafias, sundim i ligjit dhe jo sundim i mafias.

Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë, organizata e cila defakto drejtohet, grupon me dhjetëra parti, mbi 80-ca parti, dhe drejtohet nga Partia Republikane e SHBA-së, ka miratuar me unanimitet dje një rezolutë, në të cilën gjendjen në Shqipëri e përshkruan atë të një diktature, të krahasueshme me Tunizinë dhe Bjellorusinë, në të cilën të gjitha pushtet janë të përqendruara në një dorë, zgjedhjet janë të shndërruara në një fasadë, opozita, drejtuesit, deputetët, eksponentët e saj, persekutohen për motive politike, njëlloj si në Tunizi dhe Bjellorusi.

Sistemi i drejtësisë është shndërruar në një armë që i shërben regjimit, thotë rezoluta- për të shtypur opozitën dhe fshehur krimin elektoral. Shteti dhe krimi, janë një sipërmarrje e përbashkët.

Zbulimet e medieve belge, në të cilat ju rikujtoj se televizioni kombëtar, citoi nga dosja gjyqësore, direkt emrin e Edi Ramës, si të lidhur me të pandehurit që gjykoheshin nga gjykatat belge. Shqipëria një epiqendër e larjes së parave të krimit.

Pra përshkruajnë me të gjitha ngjyrat e zeza, në interesin më të mirë të çdo shqiptari, të vërtetat më të hidhura të regjimit të Edi Ramës, të fshehura ditë e natë, nga propaganda e tij e brendshme, por te fshehura edhe nga korrupsioni transnacional ndërkombëtar.

Të fundit