Flash News

Ditari i Opozitës

Rezoluta kundër Dick Marty, Berisha: Dje Parlamenti ishte si i një republike vasale të Serbisë

Rezoluta kundër Dick Marty, Berisha: Dje Parlamenti ishte si i një

Kryedemokrati Sali Berisha foli për seancën plenare të djeshme, ku u diskutua dhe votua rezoluta kundër raportit të Dick Marty, ku nuk munguan as debatet.

Në konferencën e përjavshme, kryetari i PD-së tha se dje nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë.

Berisha shtoi se raporti i Dick Marty është “i gatuar” në Serbo, ndërsa shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka lidhje me akuzat për trafik organesh.

“Së pari, dje ishte një ditë e keqe, e shëmtuar për parlamentin shqiptar. Ai nuk ishte parlamenti i Shqipërisë, por i një republike vasale të Serbisë.

Dje, Edi Rama paraqiti në Kuvend një rezolutë, në të cilën dënon me të drejtë, raportin e Dick Marty. Por, siç është bërë publike që nga viti 2011 gjer sot me dhjetëra herë, raporti i Dick Marty, me dokumente, e bazuar kjo që them, është i shkruar në masën 80 përqind nga Vladimir Vukçeviç, prokurori i krimeve të luftës të Serbisë. Këtë e pohon vetë ai.

Një fakt tjetër shumë i rëndësishëm, sepse transplantet e organeve nuk i ka përmendur në Hagë as Millosheviçi, as Stanishiçi dhe as Perishiçi, kjo e bënte, për mua, përveç kontekstit që kurrë nuk ka ndodhur, dëshmonte se ishte fabrikim i shërbimeve serbe, në mënyrë që duke akuzuar për një krim kundër njerëzimit më ekstremin, shkulja dhe shitja e organeve, atëherë me këtë akuzë stepeshin të tjerët dhe shtronin çështjen e hetimit të problemit.

Pra, gjithçka ishte e gatuar në Beograd. Sikundër aty është hartuar akuza kryesore se udhëheqësit e UÇK-së kanë drejtuar një organizatë kriminale. Ata kanë udhëhequr një luftë çlirimtare, si të gjitha ushtritë çlirimtare”, tha Berisha.

Të fundit