Flash News

Ditari i Opozitës

Rezonanca jashtë funksionit, Xhaferri: Në QSUT vetëm zyra e lëvrimit të fondeve për tenderat korruptiv nuk çedon

Rezonanca jashtë funksionit, Xhaferri:  Në QSUT vetëm zyra e

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri ka reaguar pas skandalit të radhës në QSUT ku rezonanca nuk funksionon për pacientët.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se e vetmja zyrë funksionale në QSUT, është zyra e financës ku lëvrohen fondet e majme për PPP korruptive dhe fasadat e QSUT.

"Pasi ska kaluar ende tronditja nga skandali i Bandës Onkologjikut, ku shqiptarët u tronditën nga mizoria dhe babëzia e pazarit me vdekjen, rezulton se aparatura e  rezonancës në QSUT prej dy javësh është jashtë funksionit. 

Ky është një rast i përsëritur, teksa me mijëra pacientë janë të detyruar që ti drejtohen klinikave private rreth e rrotull QSUT me çmime të kripura për një shërbim për të cilin i paguajnë taksa shtetit të tyre. 

Prishja e rezonancës lidhet qartë me interesat klienteliste në QSUT që është kthyer si Bursa e Vdekjes në Ballkan. 

E vetmja zyrë në QSUT ku puna nuk çedon asnjëherë është zyra e financës ku lëvrohen fondet e majme për PPP korruptive dhe fasadat e QSUT, teksa në çdo repart tjetër aparaturat nxirren jashtë funksionit. 

Korrupsioni në shëndetësi nuk ka vetëm pasoja në financa, por edhe në jetët tona, ndaj sonte të gjithë do të jemi në shesh kundër arkitektit të Bursës së Vdekjes Edi Rama, njeriut që përcaktoi se paratë e shqiptarëve të dedikuara për shëndetësinë të shkojnë për financuesit e karrierës së tij politike", shkruan Xhaferri.

Të fundit