Ditari i Opozitës

Rezultatet e11 majit, Paloka: Mazhoranca donte 94 deputetë të ndryshojnë Kushtetutën

Rezultatet e11 majit, Paloka: Mazhoranca donte 94 deputetë të

Deputeti demokrat i qarkut të Tiranës, Edi Paloka shprehet se nuk e priste rezultatin që mori opozita më 11 maj. Gjatë një interviste në News 24, ai tha se ndikim në rezultatin e dobët patën dhe partitë e vogla, që hynë në lojë duke marrë votat e opozitës.

Por, nga ana tjetër, Paloka komentoi dhe rezultatin e thellë që mori PS duke rrëmbyer 83 mandate. Sipas tij, Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.

Paloka: Rama është i mërzitur dhe me këtë rezultat. Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.


Nuk e prisja që do të dilte ky rezultat. Shumë gjëra ishte parashikuar dhe të thëna. Partitë e vogla  e kam thënë se kanë hyrë në lojë që të marrin votat e opozitës.

Pse Rama është i sigurt kur bënë ato llogaritje, se është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime.

Në një pjesë të zonës tek shinat e trenit, janë planifikuar të prishen disa banesa. Banorët më kërkuan të takoheshim dhe i thashë që ju keni detyrim të na votoni ne sepse këta do ju prishin shtëpitë. Dhe përsëri ata votuan ata që do ju prishin shtëpinë.

Të fundit