Flash News

Ditari i Opozitës

Rezultati i 11 majit në Elbasan, reagon Alizoti: Qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të dr*gës

Rezultati i 11 majit në Elbasan, reagon Alizoti: Qyteti i arsimit po

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Tomor Alizoti ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Në rrjetet sociale, ai falënderuar qytetarët që votuan opozitën, si dhe hedh akuza për intimidim dhe blerje votash nga qeveria.

SIpas tij, qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës. 

"Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit.

Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërisht unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.
Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar. Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës", shkruan Alizoti. 

Të fundit