Flash News

Ditari i Opozitës

Rezultati në Vorë, reagon Indrit Hoxha: Ka koicidencë të frikshme, do ta ankimojmë

Rezultati në Vorë, reagon Indrit Hoxha: Ka koicidencë të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit në këtë bashki ku fitues doli Blerim Shera.

Hoxha shkruan në një reagim në Facebook, se ka një koicidencë të frikshme me rezultatet e 6 marsit 2022. Hoxha tha se ka dyshime të mëdha për manipulim teksa shtoi se do të përgatisin çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin e Vorës.

Postimi:

Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi. Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilndja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore.

Të fundit