Flash News

Ditari i Opozitës

Rezultati në zgjedhje, Rama: Gjithë ekipi duhet të mbajë përgjegjësi, LSI është në një moment delikat

Rezultati në zgjedhje, Rama: Gjithë ekipi duhet të mbajë
Luan Rama

Luan Rama hoqi dorë disa ditë më parë nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tha se i gjithë ekipi drejtues i kësaj partie duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit, ku LSI arriti të merrte vetëm katër mandate.

Rama shton se opozita nuk arriti t'i kthente në mandate votat e qytarëve, duke u ndalur te ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme, kur u miratuan ndryshimet e reja.

Rama u shpreh në  “Kjo Javë’’ se LSI është në një moment delikat duke shprehur nevojën e reformimit të saj, duke vënë theksin te të rinjtë.

“Një drejtues i lartë politik, partie ka disa nivele dhe shkallë të përgjegjësisë. Morale, politike, partiake dhe mendoj që i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin. Ai është një rezultat që vlerësohet në bazën e numrave dhe sot kemi vetëm 4 deputetë. Nuk arritëm si opozitë që të mbërrinim tek formula që përkthen në mandate votën e qytetarëve.

Është absurd që të marrës mbi 100 mijë vota dhe te marrësh 4 mandate. Miratimi i ndryshimeve në Kod është përgjegjësi e opozitës. Opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme. LSI është në një moment delikat i cili do të përcaktojë dështimin apo suksesin se sa do të arrijë LSI të shëndrohet në kauzën e të rinjve.

Nëse LSI nuk riformulohet, rithemelohet që ta bëjë atë shpresën e të rinjëve do të ketë problem. LSI duhet të fillojë që tani punën me 15 dhe 16 vjeçarët me partinë si një hapsirë ku ata të gjejnë vetveten”, tha Rama.

 

 

Të fundit