Ditari i Opozitës

"Rezultatin e tamponit e morëm pas 8 ditësh", denoncon qytetari nga Korça: Spitali s'ka tamponë! Ka mundësi i dyti mos bëhet fare

"Rezultatin e tamponit e morëm pas 8 ditësh", denoncon
Kryedemokrati Basha

Në vijimsi të denoncimeve për mungesën e tamponëve në spitale gjatë perjudhës së pandemisë, kryedemokrati Basha ka përcjellë mesazhin e një qytetari nga Korça.

Qytetari i ka shkruar Bashës së përgjigjen e tamponit pozitiv e ka marrë vetëm 8 ditë pasi e bëri dhe se Policia nuk e lejonte të dilnin jashtë. I ndodhur në infektivin e Korçës qytetari shprehet se duhej të kishte bërë dje tamponin e dytë, por që i pohuan se mund të mos e bënte fare pasi nuk kishte.

“Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës së bashku:

Zoti Kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”, përfundoi leximin e mesazhit Basha.

Ditari politik

Të fundit