Flash News

Ditari i Opozitës

Rihedhja e shortit, Berisha: Pse u ndryshua trupa gjykuese e Sajmir Tahirit

Rihedhja e shortit, Berisha: Pse u ndryshua trupa gjykuese e Sajmir Tahirit

Ilir Panda relator e Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe do të shqyrtojnë dosjen gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e ish-kreut të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Kjo dosje ishte hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Por sipas një vendimi të gjykatës të datës 6 qershor është rregulluar gabimi si për dosjen Tahiri ashtu dhe për të tjerat.

Ish-kryeministri ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku thekson se trupa u ndryshua me urdhër të PS.

Statusi i Berishës:

Rroftë Gjykata e Larte e Partisë!

Miq, me urdher te Partise, Kreut te Meduzes, ndryshoi ne Gjykaten e Larte trupa gjykuese e Sajmir Droges.

Keshtu duket pas kërcënimeve te Sajes ndaj kreut te meduzes Edvin Xibrakes u urdhërua ndryshimi i trupës gjykuese dhe e vet relatorit te dosjes gjykatesi Sander Simoni dhe me detyre partie ne trupen gjykuese u ngarkua Sadushi i Partise, te cilit ne dhunim te kushtetutës kryetare e KLGJ Llagami me urdher te Partise i mban sekret vetingun e tij. Kjo sepse po te publikohet vetingu i Sadushit te Partise siç deshmoi vetingu i bashkshortes se tij gjykatses te apelit Petri Sadushi i Partise duhet te ndiqej penalisht dhe jo te promovohej ne krye te gjykates se larte.

Ne krah te Sadushit te Partise ne trupen gjykuese te Sajmir Droges u rendit besnikerisht ish ministri i Partise, Ilir Panda i cili mori persiper relatorin e Partise!

Miq ju ftoj te brohorisni Rrofte Gjykata e Larte e Partise. sb

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor Berisha.

Nje kulise e madhe po zhvillohet per te shpetuar nga denimi penal,

Baronin e Droges, Eskobarin e Europes, Saimir Tahiri (Saje Qorri).

Ne menyre tejet te dyshimte eshte zevendesuar Gjykatesi relator i ceshtjes ne Gjykate te Larte, nje person me shume integritet si Sander Simoni, me ish-Ministrin Socialist te Drejtesise Ilir Panda;

si dhe me te birin e ish-Zv.Ministrit komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.

Shpetimi nga denimi i Narko-Trafikantit qe ishte njekohesisht minister i brendshem, Saimir Tahiri, DO ISHTE FUNDI I GJYQESORT SHQIPTAR DHE VARRI I REFORMES NE DREJTESI.

 

Të fundit