Flash News

Ditari i Opozitës

Rikandidimi i Bashës, Godole: Jemi futur në një teatër absurd, procesi i nxituar

Rikandidimi i Bashës, Godole: Jemi futur në një teatër

Jonila Godole ka bërë një analizë të situatës në Partinë Demokratike, teksa ka komentuar edhe rikadndimin e Lulzim Bashës për kryetar partie.

E ftuar në News 24, Godole tha se PD është futur në një teatër absurd.

“Kur bëhet fjalë për një kandidat si z. Basha dhe anëtari më i thjeshtë e ka të qartë, nëse një njeri do merrte një biznes, ta ulte xhiron nga 700 mijë në 100 mijë do ishte larguar me vrap, kurse në PD ka ardhur koha që këto të jenë kritere kualifikuese. Jemi futur në një teatër absurd. Baza e ka kuptuar këtë gjë prej kohësh. Baza pret një alternativë të tretë”, tha Godole.

Sa i përket zgjedhjeve për kryetar që do të mbahen më 29 korrik, Godole e cilësoi një process të nxituar. Ajo theksoi se fillimisht duhej gjetur një gjuhë e përbashkët dhe kompromis mes anëtarësisë dhe pastaj të hapej gara për kryetar.

“Pati disa propozime dhe unë isha për t’u futur në një dialog dhe pastaj cilat propozime qëndrojnë, a mund të dilnim me një platformë konsensuale. Ishte një proces i nxituar që duhet të ishte bazuar në një konsensus. Mjaft me një luftë që e ka fragmentizuar të djathtën, e ka përçarë dhe ishte e momenti kur edhe deputetë dhe kryesia dhe lidershipi i partisë të ishin së bashku dhe secili të hiqte pak nga vetja që të gjendej gjuha e kompromisit dhe gjuha e konsensusit që të krijohej një klimë më e hapur dhe flitej me anëtarësinë, çfarë do anëtarësia. Do kisha shpresuar që ne të dëgjonim anëtarësinë dhe pastaj të hapej procesi i garës”, u shpreh Godole.

Të fundit