Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Rikthehet nesër në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore
Sali Berisha do t'i rikthehet nesër edhe Kuvendit, pas vendimit të GJKKO për lirimin nga arresti shtëpiak.
Berisha tha se me rikthimin e tij në parlament, do të vazhdojë beteja e tij deri në fitore dhe se PD është forcë politike e fitores dhe se asgjë nuk do ta ndalë misionin e saj.
"E para, lidhur me kthimin në parlament. Natyrisht ai ishte një akt puçist, antikushtetues ndaj pluralizmit dhe opozitës, i kryer nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo Zonja Vila, nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë, Irena me 5 mbiemra e me radhë. Ky ishte një grusht shteti brenda shtetit, kur merret një pushtet, tentohet të merret një pushtet për t’ia marrë një pushteti tjetër, por siç jeni dëshmitarë ju, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e ferrit për Edi Ramën.
U arrit që ajo dritare të shndërrohet në dritaren e tmerrit për organizatën kriminale të qeverisë. Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja.
Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është! PD është sot forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë që mund të ndalojë... Hapat janë të qartë, hapa të tjerë do vijnë. Edi Rama do marrë ata që meriton nga shqiptarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Prapë në betejë jemi. Gjer tani, ai në fakt u bë dritaro-dipendent. Po, lexoni fjalimet. Mendoi se do shpëtonte. Ra nga prushi në flakë.", tha Berisha.