Flash News

Ditari i Opozitës

"Rikthehet seriali: Show, aksion, harresë” , Zhupa ironizon operacionet sezonale të qeverisë

"Rikthehet seriali: Show, aksion, harresë” , Zhupa ironizon

E pyetur nga Politiko lidhur me një reagim të mëparshëm në rrjetet sociale, ku ironizonte deklaratën për “zero tolerancë” ndaj ndërtimeve pa leje — të njëjtën që ishte përdorur edhe në vitin 2017 — deputetja e PD, Ina Zhupa, u shpreh se qeveria po riciklon të njëjtat fjalë boshe dhe aksione të përkohshme që nuk sjellin asnjë ndryshim real në terren.

Ajo solli në vëmendje shembullin e ministrit Gjiknuri, i cili para tetë vitesh fliste për "zero tolerancë" ndaj ndërtimeve në akset rrugore, por sipas saj, nëse kjo do të ishte zbatuar realisht, nuk do të nevojitej që sot të përsëritej sërish e njëjta frazë dhe të niste sërish i njëjti aksion.

"Rikthehet seriali: Show, aksion, harresë” , Zhupa ironizon

Zhupa nënvizoi se mënyra aktuale e qeverisjes është e fragmentuar dhe e udhëhequr nga dëshirat momentale të kryeministrit, jo nga një strukturë të qëndrueshme ligjore.

Sipas saj, qeverisja nuk mund të jetë një seri aksionesh të paparashikueshme, por një proces i përditshëm që respekton ligjin, mbështetet në struktura profesionale dhe garanton kontroll mbi territorin.

PJESE NGA INTERVISTA

 

POLITIKO: Në një reagim tuajin në rrjete sociale, ju përmendët “zero tolerancën” e shpallur që në 2017. “Po meqë kishin zero tolerancë në 2017 nga dolën këto tani që të keni prap zero tolerancë në 2025?! Konsumi i gënjeshtrave dhe aksionet për show janë ushqim i zakonshëm i qeverisë.” Si i konsideroni keto deklarata?

 

Zhupa: Po reagimi ishte sepse të njëjtat fjali e të njëjtat aksione që zgjasin vetëm dy muaj, kanë ndodhur dhe janë propaganduar edhe më parë sidomos për lirimin e hapësirave publike

. Gjiknuri në 2017 thoshte zero tolerancë për ata që ndërtojnë në akset rrugore dhe nësë kjo do kishte qënë sic u tha, nuk do ishim në situatën që të përsërisim të njëjtën frazë dhe aksion.

Ajo që duhet kuptuar është që qeverisja nuk mund të jetë sipas dëshirës momentale të kryeministrit, nuk mund të funksionoj me aksion.

Qeverisja e përgjegjshme ka ligjshmërinë çdo ditë, krijon struktura që i përgjigjen ligjit, zgjedh profesionist në krye të agjencive ligjzbatuese, monitoron territorin dhe e kontrollon atë. Ne jemi shumë larg kësaj dhe ky është shqetësimi i madh.

Propaganda ka zëvëndësuar ligjshmërinë, profesonistët janë zëvëndësuar nga patronazhistët, ligji është zëvëndësuar me “maliqin”, aksionet kanë zëvëndësuar shtetin e të drejtës dhe gjithcka konsumohet si nevojë për show dhe jo si standard mirëqeverisje. /INTERVISTOI NETA FERO

 

 

Të fundit