Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthim i vulës në PD, Gjekmarkaj: Tani nis një periudhë e re për opozitën në marrëdhënie me publikun

Rikthim i vulës në PD, Gjekmarkaj: Tani nis një periudhë e

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj foli pas vendimit nga Gjykata e Apelit, e cila  vendosi të mos pranojë ankimimin e bërë nga pjesa e drejtuar nga Lulzim Basha, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021. 

I ftuar në MCN tv, Gjekmarkaj e quajti këtë një akt patriotik në të mirë të pluralizmit të vendit dhe opozitës.

"Unë kam pasur dilema dhe frikë deri në momentin e fundit që ndoshta nuk mund të ndodhte kështu që mund te futeshin duart, por për hir të vërtetës tre gjyqtarët nuk mund të fusnin duart përballë historisë s ë opozitës shqiptare dhe e gjykoj si një akt patriotik.

E gjykoj si një akt që i bërë pluralizmit dhe vendit.

Është një kthesë pozitive në tërësi sepse tashme është e qartë dhe nga pikëpamja legale ku është opozita e vendit. Tani fillon një periudhe e re për opozitën ajo e një marrëdhënie të re me publikun, një rikonceptim që ta bind atë të jetë e votuar për të bërë ndryshim në Shqipëri", tha Gjekmarkaj. 

Të fundit