Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i Bashës, Ndoka: I doli gjumi si një skuth i vogël që dëmtoi partinë që e rriti

Rikthimi i Bashës, Ndoka: I doli gjumi si një skuth i vogël

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike.

I ftuar në studion e A2 CNN, Ndoka tha se Basha është një e keqe e madhe për vendin dhe një fenonmen i përçarjes brenda Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë. Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike”, tha Ndoka.

Kreu i PDK e cilësoi si një “skuth të vogël” që u çua nga gjumi teksa e konsideroi investim të Edi Ramës.

“Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht”, deklaroi Ndoka.

Të fundit