Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i Berishës, Bozdo: Ishin zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë në PD

Rikthimi i Berishës, Bozdo: Ishin zgjedhjet më demokratike të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Eno Bozdo i ka cilësuar zgjedhjet për kreun e PD si më demokratiket të zhvilluara ndonjëherë në këtë parti.

“Demokratët kanë votuar në shumicë absolute dhe kanë zgjedhur kryetarin e ri të PD. Kanë qenë zgjedhjet më demokratike të organizuara ndonjëherë në të gjitha nivelet drejtuese të PD. Është thelbësore një opozitë e fortë siç e thotë McAllister, sepse ajo që i ka munguar Shqipërisë gjatë viteve të fundit është një opozitë e fortë, me kauzat e duhura, që të fitojë besimin e qytetarëve.

Me zgjedhjet jemi kati për sezonin e ri opozitar për të kërkuar aleancë me shqiptarët, për të realizuar atë që të gjithë presin, rotacionin. PD po merr formë dhe do të jetë shumë shpejt e gatshme të mobilizojë shqiptarët në luftë kundër kësaj mazhorance””, tha Bozdo duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv.

I pyetur se si do të bëhet bashkimi në PD, ndërkohë që kemi dy grupime, Bozdo thotë:

“E mira do ishte që këta deputetë t’i bashkoheshin PD-së. Nga ana jonë janë bërë të gjitha përpjekjet. Do vazhdojnë të bëhen të gjitha përpjekjet që deputetët t’i bashkohen PD-së. Por kur flitet për bashkim të PD-së është së pari struktura dhe baza e saj. Ka ende punë për të bërë.

Deputetët duhet t’i shkojnë partisë që i bëri deputet, apo të mbajnë këtë lloj distance. Jo për faj të PD-së individë të caktuar kanë zgjedhur qëndrime të ndryshme, kanë interesa të ndryshme. Ajo çfarë mund të mbajmë është të mbajmë dorën shtrirë”, tha ai.

Të fundit