Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i Berishës në PD, debat në ‘Politiko”: Basha i harruar, tani nis beteja me Ramën. S’ka bashkim pa Berishën

Rikthimi i Berishës në PD, debat në ‘Politiko”: Basha

Rikthimi i ish kryeministrit Sali Berisha në selinë e PD, pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit ka qenë në fokus të emisionit ‘Politiko’ në Top News.

Ky fakt u komentua nga të ftuarit Arben Ristani, anëtar i ‘Rithemelimit’, gazetares Juela Meçani, analisti Ervis Iljazaj dhe Fabjan Topollaj, anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë.

Topollaj: Basha nuk i dha beteje Sali Berishës. 6 marsi ishte rast ideal për të matur forcat. Betejën e fitoi Berishën. Berisha i ka më të vështira betejat e ardhshme, si Bashën a do e ketë kaq kollaj të mundë edhe Ramën.

Berisha pas 6 marsit ka ndryshuar qasjen ndaj Bashës dhe njerëzve të tij. Fitimtarit i duhen të gjithë për betejat e ardhshme.

Ristani: Në parti u nxorën nga loja institucionet. Tani Basha është i harruar dhe tani nis beteja me regjimin e Ramës. Problemi i madh i PD ka qenë autoritarizmi. Kjo përbën atë që quajmë bashizëm.  Basha merrte vendimet i vetëm.

Meçani: 8 janari solli mllefin e njerëzve, e panë kë kanë pro dhe kundër. E vështirë ndaj Ramës por nuk e shoh të pamundur. Sot ka bërë 4 mbledhje dhe ka tjetër mënyrë të bërit politikë.

Iljazaj: E qartë që bashkim pa Berishën nuk ka. Të flasësh për autoritarizëm më duket non sens, deri tani ka qenë Berisha prej 30 vitesh.  

Basha para 6 marsit ishte tradhtari, sot ishte deputeti që do bashkëpunohet. Kanë rënë propagandën se Rama mban Bashën me gjykata, e ndihmon në 6 mars, mesa duket nuk qenka e vërtetë.

Mund të ketë një PD përtej emrit të Berishës apo është e lidhur ngushtësisht me të dhe askush tjetër nuk pretendon ta drejtojë. Faktet kanë treguar se është e lidhur me emrin e Berishës. Nuk mbështes asnjë lider në konflikt me SHBA, e që një parti të lidhet përjetësisht me një njeri.

Të fundit