Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i Berishës në PD? Si e komenton Kadilli dy ditë para zgjedhjeve

Rikthimi i Berishës në PD? Si e komenton Kadilli dy ditë para

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli është pyetur mbi mundësinë e rikthimit të ish lideri historik, Sali Berisha për drejtimin e partisë.

Kadilli tha se nuk e nuk e beson rikthimin e Berishës në krye të PD, ndërsa shtoi se deklarata e tij vjen në një moment kur PD është në krizën e saj më të madhe.

Gjatë kohës që Berisha ishte kryetar, PD-ja ishte më e fortë. Nuk besoj se Berisha do të rikthehet në krye të partisë. Por, ai deklaroi se kalon nga vetëkufizimi i tij, nuk do të jetë më një njeri që rri në distancë”, u shpreh Kadilli në “Top Talk”.

Sipas tij,  Berisha, e ka marrë këtë vendim pasi “Partia Demokratike në këtë moment është në krizën më të madhe. Ai dukshëm po thotë që po mban partinë se ka humbur. Dukshëm po i thotë se mban përgjegjësi për atë që ka ndodhur”.

Më tej, kandidati thotë se “Berisha është më i zhgënjyeri nga të gjithë demokratët me Bashën”.

Të fundit