Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i mbetjeve të rrezikshme / Hysaj: Qeveria po hesht

Rikthimi i mbetjeve të rrezikshme / Hysaj: Qeveria po hesht

E ftuar në ‘Syri Televizioni', për të diskutuar lidhur me këtë trafikim të mbetjeve të rrezikshme nga 'Porti i Durrësit' ishte anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe njëherësh Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj.

Hysaj u shpreh se rrjeti më i madh në vend ‘Gazheli’ , ka bërë një denoncim i cili ka vijuar hap pas hapi, në disa faza, ku deklaron se ka pasur 3 burime në periudha të ndryshime kohore për një denoncmim lidhu me këto mbetje.

"Unë do të thoja një gjë, rrjeti i ‘Gazhelit’ një nga rrjetet më të mëdha aktualisht, ka bërë një denoncim i cili ka vijuar  hap pas hapi, në disa faza ku deklaron se ka pasur 3 burime në periudha të ndryshime kohore për një denoncmim në lidhje më tranpostin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit drejt drejtimeve të ndryshme.

Në rastin konkret ishte drejt Tailandës ku menjëherë ata u stopuan dhe u kërkuan që nga ky rrjet të riktheheshin e të merrej garancia që këto mbetje të riktheheshin aty ku ishin.

Nga ana tjetër është zyra e BE (OLAF) kundër mashtrimit e cila ndodhet në Bruksel dhe po heton lidhur me këtë çështje.

Kur flasim se kush janë këto lëndë të cilat prezumohen e ndodhen brenda këtyre kontiniereve që çudIitërisht nuk është se janë kuti shkrepsesh, për ne që jemi durrësake e i shohim ata janë të mëdha sa një faqe muri.

Kur flaism për 101 apo 102 kontinierë të tillë do të thotë se janë dy anije që transportohen nga Porti i Durrësit, më pas në Trieste, më pas në Mesdhe e vazhdon itinerarin drejt Tailandës.

Flitet që fabrika bëjnë shkrierjen e çelikut dhe krijojnë atë që është tymi i oxhaqeve e nga ana tjetër mund të ketë edhe nivel të lartë zinku.

Kostoja mexhaneriale për këto mbetje e transportin e tyre është mjaft e lartë dhe pyetja më e madhe është se kush janë këto kompani që e bëjnë këtë transport?

Kjo është një ndotje shumë e madhe për mjedisin e nga ana tjetër ne qytetarët durrsakë do të kemi problematike të mëdha: ndotja e ajrit dhe e ujit dhe po përballemi me një realitet krejt të ri e ndërkohë qeveria hesht".

Të fundit