Flash News

Ditari i Opozitës

Rikthimi i opozitës në komisionet parlamentare, Bylykbashi: Harrojeni paqen!

Rikthimi i opozitës në komisionet parlamentare, Bylykbashi: Harrojeni

Marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në Kuvend ka dhënë sot frytet e para, pasi pas më shumë se 5 muajsh është mbajtur fizikisht komisioni për Ligjet. 

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në emisionin Now në Euronews Albania se konsensusi i arritur me mazhorancën është një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformën zgjedhore.

Ai refuzoi ta cilësonte paqe, ndërsa theksoi se kjo është vetëm nisja e përplasjes parlamentare me mazhorancën.

Çështja e reformës zgjedhore, që është me rëndësi politike afatgjatë, rreziku që të ndodhte një pazar… është rënë dakord për një mekanizëm që do të mundësojë dialog dhe konsensus për reformës zgjedhore, askush nuk e di si do shkojë kjo.

Ajo që duan shqiptarët janë rregulla më të mira për zgjedhjet, kështu që paqen ta harrojnë. Kështu ka filluar gjithmonë, ka filluar me përplasje dhe kur është arritur konsensusi është miratuar edhe një kod i tërë zgjedhor”, tha Bylykbashi.

 

 

 

Të fundit