Flash News

Ditari i Opozitës

“Rilindja” i ofron shqiptarëve autostradën e katërt më të shtrenjtë në Evropë

“Rilindja” i ofron shqiptarëve autostradën e katërt

NGA BARDH SPAHIA

Ky është modeli sesi kjo qeveri po vjedh e varfëron çdo ditë shqiptarët, veçanërisht veriun e vendit.

Në një kohë kur të dhënat zyrtare të publikuara nga “Monitor” janë tashmë të njohura, grabitësit e mandateve të veriut të vendit heshtin, madje më keq akoma, falenderojnë ministren Balluku dhe qeverinë, si në rastin e servilizmit të neveritshëm e patetik të Benet Becit, i cili në vend që të ngrej zërin e brishtë për vjedhjen dhe diskriminimin që i bëhet qytetarëve të Shkodrës e veriut të Shqipërisë, zgjedh të bëj lëpirësin e servilin në kurriz të tyre.

Ky është modeli që kjo qeveri sjell sot për veriun e vendit: gati 3 euro taksë përdorimi për rreth 20 kilometra rrugë, ndërtimin e të cilave shqiptarët e kanë paguar njëherë me cmimin absurd e të turpshëm 60 milion euro për kilometër me taksat e tyre.

Me këtë çmim përdorimi, Thumanë – Kashar është e katërta më e shtrenjta ndër 59 autostradat me pagesë në Europë, ndërkohë që shqiptarët e varfër largohen çdo ditë.

Është koha të mos heshtim përballë kësaj vjedhje të radhës që i bëhet banorëve të Shkodrës dhe veriut në përgjithësi!

Të bashkuar në betejë  #osotokurrë #protestë11Korrik 20:00 Kryeministria

Të fundit