Flash News

Ditari i Opozitës

Rilindja ka rrëmbyer drejtësinë dhe bën vetgjyqësi!

Rilindja ka rrëmbyer drejtësinë dhe bën vetgjyqësi!

Nga Petrit Vasili/

Bazuar mbi parimin tribal të vetgjyqësisë, Gjykata e Lartë shpall vakanca, mohon të drejtën e konsultimit me Komisionin e Venecias dhe thellohet si pjestare në skenarin e vjetër e të kahershëm të uzurpimit 100% të Gjykatës Kushtetuese nga rilindja!

Rilindasit e Kuvendit, rilindasit e Qeverise dhe çdo lloj rilindasi i Edi Ramës mund ti drejtohet Venecias për çdo lloj budallēku, që u shkon mendja!

Ndërsa Kryetares së Gjykatës Kushtetuese realisht i ndalohet që t'i drejtohet Venecias sepse Gjykata e Lartë shpall vakancën për zëvëndësimin e saj duke vetgjyqësuar vendimarrjen.

Rrëmbimi i drejtësisë, ndarja me parcela influence dhe klientelizmi korruptiv kjo është fytyra e drejtësisë gjoja të re.

Rrënimi i drejtësisë nga rilindasit është një realitet dhe shkatërrimi i shtetit ligjor eshte tragjedia, që po dërrmon te tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Të fundit