Flash News

Ditari i Opozitës

Rinasi si Sinaloa, krimi ka marrë peng shtetin dhe po e tërheq zvarrë shoqërinë!

Rinasi si Sinaloa, krimi ka marrë peng shtetin dhe po e tërheq

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhafarri, ka reaguar pas krimit të rëndë që ndodhi në Rinas ku mbeti i vdekur një person kurse një tjetër i plagosur rëndë.

Ai shkruan se sot, ndërsa Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e quante Shqipërinë një vend të sigurt, në mesditë ndodhi një atentat si në Sinaloa, pranë aeroportit të Rinasit, në zonën më të mbrojtur të vendit.

Sipas Xhafarrit, një shkëmbim zjarri midis dy makinave luksoze shkaktoi një të vrarë dhe një të plagosur. Ai thekson se ngjarja ndodhi në një kohë kur aeroporti ishte plot me qytetarë dhe turistë.

Mesazhi:

Sot, kur Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e konsideroi Shqipërinë një vend të sigurt, një atentat si në Sinaloa është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Rinas, në zonën më të sigurt të Republikës së Shqipërisë.

Një shkëmbim zjarri midis dy mjeteve luksoze pranë aeroportit të Rinasit ka shkaktuar një të vrarë dhe një të plagosur.

Atentati ka ndodhur në një kohë kur aeroporti ishte i tejmbushur me qytetarë dhe turistë.

 

Të fundit