Flash News

Ditari i Opozitës

Rindërtimi/ "52 mln euro për 12 pallate", Denoncimi i PD: Është dyfishuar çmimi i banesave, fondet po vidhen

Rindërtimi/ "52 mln euro për 12 pallate", Denoncimi i PD:

Drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti akuzoi qeverinë Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se po abuzojnë me fondet e rindërimit.

Përmes një deklarate nga zona e 5 majit, Teliti tha se "kjo zonë në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë banesat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit".

Sipas tij, qeveria po shpenzon 52 milionë euro për të ndërtuar 12 pallate, të cilat ngjasojnë me formën Partneritet Publik Privat:

“Projekti i zbatimit të ndërtimit të 12 godinave të reja te banimit do të realizohet nga vetë ndërtuesi i këtyre godinave. Është njësoj si ta japësh me PPP. Ai që projekton, ai ndërton, ai zbaton. Fusha e abuzimit është lënë e stërmadhe në dorë të kompanisë ndërtuese, pa asnjë kontroll.

Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit.

Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri katror është rreth 320 mijë lekë.

Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaj, 1 m2 tek zona 5 maji do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom”, deklaroi Teliti.

 

Të fundit