Flash News

Ditari i Opozitës

Rindërtimi i shkollës ‘’Sami Frashëri’’, Tabaku publikon pamjet: Fadromat ndizen kur i duhen Veliajt për të bërë foto

Rindërtimi i shkollës ‘’Sami Frashëri’’,
Shkolla "Sami Frashëri"

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka vijuar me denoncimet për shkollën ‘’Sami Frashëri’’, teksa thekson se nuk po punohet për të rindërtuar godinën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku shprehet se edhe sot mbas thuajse 1 javë nga denoncimi i fundit nuk po punohet në asnjë kantier.

Duke publikuar edhe disa foto nga zona e bllokut të ‘’5 Majit’’ në Tiranë, ajo nënvizon se fadromat ndizen vetëm kur i duhen Veliajt për të bërë foto teksa duan t’i manipulojnë shqiptarët përpara kamerave.

Postimi i plotë:

Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda!

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto.

Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.

Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët.

Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Rindërtimi i shkollës ‘’Sami Frashëri’’,

Të fundit