Flash News

Ditari i Opozitës

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, Basha: Lajm i mirë, por shumë i vonuar

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, Basha: Lajm i mirë, por shumë i
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar ringritjen e Gjykatës Kushtetuese pas tri vitesh, duke u plotësuar me gjashtë anëtarë.

Në një takim me studentë të drejtësisë, Basha e cilësoi një lajm të mirë, por shumë të vonuar.

“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Padiskutim që është një lajm i mirë, por shumë i vonuar. Me qeverisje e ardhshme drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme që e ka marrë peng drejtësinë”, deklaroi kryedemokrati.

Basha u premtoi të rinjve se do të bëjë gjithçka për të frenuar largimin e të rinjve.

“Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. 

Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar”, u shpreh Basha. 

Të fundit