Flash News

Ditari i Opozitës

Rinis parlamenti, Berisha: Kjo seancë as pagane nuk ishte, asnjë ligj në ndihmë të shqiptarëve

Rinis parlamenti, Berisha: Kjo seancë as pagane nuk ishte, asnjë ligj

Kreu i PD, Sali Berisha ka kritikuar në oborrin e Kuvendit seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Ai tha se në asnjë vendim apo nen nuk ishte përfshirë interesi i shqiptarëve, duke përmendur rastin e masave të marra nga Kosova në ndihmë të qytetarëve për të përballuar krizën.

"Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshirë, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe nevojë.

Unë mund të ju them se sot kjo seancë, të thuash që ishte pagane, i turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte absolutisht asnjë rresh të vetëm, nen apo vendim të vetëm për qytetarin shqiptar.

Rikujtoj se vetëm dy ditë më parë, jo qeveria gjermane e cila dha 45 miliardë euro për qytetarët e saj, nuk e marr këtë shembull, por qeveria e Kosovës akordoi për qytetarët e saj 100 euro për çdo pensionist. Akordoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike. 50 euro për çdo punonjës të administratës publike dhe dyfishoi fiks ndihmën ekonomike. E tëra kjo për të përballuar çmimet që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta dhe të gjitha produktet bazë janë 30% më të ulëta se në Shqipëri.

Kurse ky parlament nuk ka asnjë vendim asnjë nen, ligj, për të mbështetur qytetarët shqiptarë në nevojë, në këtë periudhë që po vidhen në mënyrë të tmerrshme, duke shfrytëzuar edhe rritjen e çmimeve me bordet komuniste të Edi Ramës", tha Berisha.

Sipas tij, parlamenti është shndërruar në një problem madhor për vendin, sepse është shndërruar në një mbështetje të një regjimi që mashtron me gjithçka dhe vjen në çdo akt e vendim qytetarët shqiptarë.

"Dënoj me përçmim të madh këtë akt, seancë parlamenti, kalendar të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni të rikujtoj këtu se për qytetarët nuk ekziston asnjë interes më minimal, për ti mbështetur ata, për të lehtësuar dhimbjen e tyre, përkundrazi për ti vjedhur. Ato para që fitohen nga rritja e çmimeve i kalohen klientelës së qeverisë dhe blihen instilacione 4 mln euro, për të qetësuar sytë dhe xhepin e Edi Ramës", tha Berisha. 

Të fundit