Flash News

Ditari i Opozitës

Rinumërimi i 18 kutive në Kuçovë, avokati i Maliqit: KQZ, institucion i kapur politikisht

Rinumërimi i 18 kutive në Kuçovë, avokati i Maliqit: KQZ,

Avokati i Lefter Maliqit ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë Kuçovë.

Avokati ka deklaruar se KQZ është një institucion i kapur politikisht.

Sipas avokatit vendimet e marra prej këtij institucioni janë në interes të një personi apo një subjekti të caktuar.

“KQZ ka manipuluar procesin është një institucion i kapur politikisht. Merr vendime në interes të një personi apo subjekti të caktuar.

Kemi të bëjmë me pavlefshmëri të totale të zgjedhjeve, pasi shtetasi kreshnik Hajdari nuk ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit fakte të vërteta.

KAS një çerdhe krimi siç ka vendosur në rastin aktual. Vetë gjykata e ka cilësuar si të tillë përderisa ka vendosur hapjen e kutive”, tha ai.

 

Të fundit