Flash News

Ditari i Opozitës

Riorganizimi i PD-së kalon në diasporë, anëtarësime të reja edhe në Forza Italia

Riorganizimi i PD-së kalon në diasporë, anëtarësime

Partia Demokratike në Itali po zgjeron bazën e saj me anëtarësime të reja nga komuniteti shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në shtetin fqinj. Kreu i PD-së në Itali, Bardhok Doda, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë, ku prezantoi prurjet e fundit në strukturat e demokratëve.

Gjatë takimit, Doda publikoi edhe disa foto nga momenti i bashkimit të anëtarëve të rinj, duke theksuar se riorganizimi i Partisë Demokratike jashtë vendit po ecën me ritëm të qëndrueshëm dhe se komuniteti shqiptar në Itali po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Përveç anëtarësimeve në PD, janë shënuar edhe prurje të reja në radhët e partisë aleate “Forza Italia”, sidomos në rajonet Emilia Romagna dhe Toscana, ku jeton një numër i konsiderueshëm shqiptarësh të integruar në jetën politike dhe komunitare.

Të fundit