Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani akuza Bashës: E ka politikën biznes, mblodhi 12 milionë euro në zgjedhjet e fundit

Ristani akuza Bashës: E ka politikën biznes, mblodhi 12 milionë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha e sheh politikën si biznes. I ftuar në emisionin”Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ristani deklaroi se në zgjedhjet e fundit bsha ka grumbulluar rreth 12 milionë euro.

“Politikën e ka biznes. E ka thënë edhe Rama: Basha edhe kur humb, fiton. Vetëm në zgjedhjet e fundit, Basha thuhet se ka mbledhur rreth 12 milionë euro, të thata. Nga donatorët, biznesmenët. Dhe strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë çuar as karburant. E kam nga brenda, nga njerëzit e vet. Ai edhe kur humb, fiton. Ndërkohë që demokratët humbin dhe humbin dhe nuk kanë shpresë se do të fitojnë. Prandaj sot kjo punë ka nisur për mbarë dhe unë kam shpresë,” tha Ristani.

 

Të fundit